Teuta ëndërron golin e parë sezonal

Teuta do të përpiqet të shënojë kundër Partizanit golin e parë sezonal pas 270 minutave të thata. Trajneri Starova, edhe u pa si një shpresë e madhe e skuadrës durrsake pas sezonit të dështuar një vit më parë, ka marrë vetëm një pikë nga nëntë të mundshmet. Në pozitat komode nuk ndodhet as Partizani i Hasan Likës së rikthyer në bankinë pas pezullimit ndaj Tiranës. Të kuqtë vijnë pas dy humbjes 2-1 si me dy bashkëkryesueset e kampionatit: Vllazninë e Tiranën. Në përballjet e fundit në "Niko Dovana" Partizani fitoi 2-1, por takimi i së dielës luhet në "Tofik Jashari" të Shijakut. Duket se është një plus më shumë. Për më tepër që Teuta në të njëjtin stadium humbi me Tiranën dy javë më parë.
TEUTA-PARTIZANI
Stadiumi "Tofik Jashari", Shijak
21.09.2008, Ora 16:00
Gjyqtar: Arianit Lulaj (Vlorë)
Bilanci: 122 ndeshje; 24 fitore Teuta, 35 barazime, 63 fitore Partizani. Golat: 95-122.
Fitorja e fundit e Teutës: 1-0, 28.04.2007
Barazimi i fundit: 1-1, 23.12.2007
Fitorja e fundit e Elbasanit: 2-1, 23.03.2008
RENDITJA SUPERLIGA
Java III
Skuadra P
1.Vllaznia 7
2.Tirana 7
3.Elbasani 7
4.Shkumbini 6
5.Dinamo 5
6.Apolonia 4
7.Besa 4
8.Partizani 3
9.Flamurtari 3
10 Lushnja 3
11.Teuta 1
12 Bylis 0
Golashënuesit
3 gola: Dhembi (Vllaznia)
2 gola: Kuli (Besa, 1 p), Plaku (Dinamo), Karapici (Partizani), Sinani (Vllaznia), Merxha (Elbasani)
1 gol: Petricevic (Dinamo), Gjata (Shkumbini), Memelli (Tirana), Xhafaj (Tirana), Lila (Tirana), Kapaj (Bylis), K.Dalipi (Bylis), Progri (Besa), Nora (Shkumbini), Shenaj (Shkumbini), Ramazani (Shkumbini), Mustafai (Shkumbini), Nenaj (Bylis), Caushaj (Flamurtari), Asllani( Bylis), Dhrami (Bylis), Shoshi (Apolonia, 1 p), (Lushnja), Bruno (Partizani), Rizvanolli (Shkumbini)
Golashënuesit e huaj:
1 gol: Petricevic (Dinamo), Sisiko (Lushnja), Bruno (Partizani)
Gola me penallti:
1 gol: Kuli (Besa), Shoshi (Apolonia)