E Diel, 1 Nëntor 2026

Sasa Delain nënshkruan me Liaoning në Kinë

Kongolezi me pasaportë gjermane Sasha Delain, ish-lojtari i njohur i Vllaznisë, Partizanit e Flamurtarit, do të luajë në kampionatin kinez. Mbrojtësi 32-vjecar, i cili më parë ka luajtur në Gjermani edhe për Bayer Leverkusen e Uerdingen 05, si dhe në Turqi me Erzurumspor, nënshkroi një kontratë me klubin kinez të Super Ligës, Liaoning.
"Delain, pas marrjes së kartonit nga Vllaznia, nënshkroi një kontratë të kënaqshme me klubin kinez, - tha për Albania-sport.com menaxheri i tij, Rudi Vata.
"Në Kinë kanë nevojë për lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare, pasi në ekipin e tij janë vetëm pesë të huaj".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›