Superliga: gjashtë trajnerë të shkarkuar, gjashtë të tjerë ne ankth

Speciale nga Franc Hoxha
Me shkarkimin e trajnerit të Dinamos, Faruk Sejdini, pas humbjes së turpshme me Vllazninë në Shkodër (0-3), shkoi në gjashtë numri i trajnerëvë të larguar apo të shkarkuar nga drejtimi i ekipeve të Kategorisë Superiore në harkun kohor të tetë javëve. Pra gjysma e ekipeve kanë ndryshuar trajnerin, ndërsa gjashtë trajnerët e tjerë të ekipeve të Kategorisë Superiore janë ende në dyshim dhe nën presion të vazhdueshëm. Interesant është edhe një fakt tjetër. Gjashtë ekipet që renditen të parat nuk i kanë ndryshuar trajnerët, ndërkohq që janë ndryshuar gjashtë trajnerët ekipeve të dyta. TË SHKARKUARIT "Koka" e parë e "prerë" e sezonit aktual ishte ai i Luftëtarit, Mustafa Hysi që u zëvendësua nga Ilir Spahiu, pas përfundimit me humbje të ndeshjes së parë Luftëtarit me Vllazninë (1-0). Pas tri javëve "pushim", rifilloi "valsi" i dorëheqjeve, ku pas ndeshjeve të javës së katërt dhanë dorëheqjen e parevokueshme dy trajnerë: Hasan Lika i Besës dhe Ramadan Ndreu i Kastriotit të Krujës, dy ekipe që në katër javët e para nuk kishin mundur të fitonin asnjë takim, madje dhe përballja midis tyre në javën e parë të sezonit: Kastrioti-Besa përfundoi në barazim (2-2). Hasan Lika u zëvëndësua zyrtarisht nga kosovari Rafet Prekazi, i cili më pas refuzoi të drejtonte Besën për shkak të presionit të medias. Trajneri aktual i Besës është Përparim Daiu, që ka mundur të fitojë dy takime jashtë fushe me Apoloninë (1-0) dhe Flamurtarin (2-1). Vendin vakant të lënë nga Ramadan Ndreu e zuri Petrit Haxhia që "provokoi" një tjetër dorëheqje, atë të trajnerit të Flamurtarit, Agim Canaj, i zëvëndësuar nga Eqerem Memushi. Një tjetër emër që i shtohet listës së të shkarkuarëve është Silviu Dumitresku, rumuni që drejtoi për gjashtë javë Apoloninë e Fierit duke grumbulluar vetëm një pikë nga 18 të mundshmet. Dhimitër Papuciu drejton nga java e 6-të Apoloninë e Fierit dhe në 3 ndeshje ka regjistruar një fitore me Shkumbinin (3-2), dhe dy humbje, me Elbasanin (0-2) dhe Tiranën (1-3). I fundit për momentin është Faruk Sejdini, që lë stolin e Dinamos pas tetë ndeshjeve: tre fitore dhe pesë humbje. TË SIGURTIT Luan Deliu i Elbasanit i shpëtuoi mrekullisht shkarkimit nga presidenti i ekipit kampion Laze. Elbasani ndodhet në vendin e dytë në renditje me vetëm dy pikë larg Tiranës. Me pozita të rikonfirmuara është dhe Sulejman Starova. Asnjë humbje me Teutën dhe vendi i tretë në klasifikim është një bazament i fortë për teknikun e "djemve të detit". Mirel Josa është fuqimisht i mbështetur nga donatorët e Tiranës. Bardheblutë udhëheqin kampionatin edhe pse ekipi ka lënë shumë për të dëshiruar në tri ndeshjet e fundit. NË DYSHIM E SIPËR Në "tehun" e dorëheqjes (shkarkimit) është dhe gjermani Shulze i Vllaznisë, kontestimet ndaj të cilit ende janë të forta edhe pse kuqeblutë fituan me Dinamon 3-0. Edhe trajneri i Partizanit, Neputn Bajko nuk ndihet i "lumtur" në pankinën e kuqe. Humbja me Tiranën, Elbasanin dhe barazimi me Kastriotin e kanë shkurtuar shumë "fitilin" që lidh "dinamitin" me kolltukun e tij. Mjafton një deklarim i presidentit Xhani në nxitim e sipër dhe Bajko mund t'i rikthet sërish profesionit të opinionsit nëpër gazeta. Vasil Bici, gjitmonë e më shumë ndjen presionin e largimit nga Shkumbini, skuadra që befasoi të gjithë eksperët e futbollit me kryesimin gjatë katër javëve të para. Katër humbje rresht nuk ia fal kush lezhjanit, nga drejtuesit ultras të Peqinit. Trajnerët pas javës së 8-të Ekipi Java e Parë -Java e 8-të 1 Tirana: Mirel Josa-Mirel Josa 2 Elbasani: Luan Deliu-Luan Deliu 3 Teuta Sulejman Starova-Sulejman Starova 4 Partizani: Neptun Bajko-Neptun Bajko 5 Vllaznia: Ulrih Shulse-Ulrih Shulse 6 Shkumbini: Vasil Bici-Vasil Bici 7 Luftëtari: Mustafa Hysi-Mustafa Hysi 8 Besa: Hasan Lika-Përparim Daiu 9 Dinamo: Faruk Sejdini-Ilir Daja (?) 10 Flamurtari: Agim Canaj-Eqerem Memushi 11 Kastrioti: Ramazan Ndreu-Petrit Haxhiaj 12 Apolonia: Silviu Dumitresku-Dhimitër Papuciu NDËRRIMET E TRAJNERËVE GJATË SEZONIT 2006-2007 1. Luftëtari: Ilir Spahiu zëvendëson Mustafa Hysin në javën e dytë (Hysi 1 ndeshje 1 humbje). 2. Besa: Hasan Lika jep dorëheqjen pas javës së 4-të (4 ndeshje: 2 barazime dhe 2 humbje). Nga java e 5-të, Përparim Daiu (1 ndeshje, 1 fitore; Apolonia-Besa 0-1) 3. Kastrioti: Ramadan Ndreu jep dorëheqjen pas javës së 4-të (4 ndeshje: 2 barazime dhe 2 humbje). Nga java e 5-të, Petrit Haxhia. 4. Flamurtari: Agim Canaj jep dorëheqjen pas javës së 5-të (5 ndeshje: 1 fitore dhe 4 humbje). Nga Jave e 6-të, Flamurtari drejtohet nga Eqerem Memushi. 5. Apolonia: Rumuni Silviu Dumitresku shkarkohet pas javës së pestë nga presidenti Koco Kokëdhima pas humbje se Apolonisë me Besën (Dumitresku, 5 ndeshje: 1 barazim, 4 humbje). Dhimitër Papuciu drejton nga java e 7-të Apoloninë e Fierit. 6. Dinamo: Trajneri i njohur Faruk Sejdini shkarkohet pas humbjes me Vllazninë në Shkodër 3-0, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 8-të.