Hafizi: “Shqipëria, shanse për pikë me Hungarinë”

Shqipëria synon rezultat pozitiv me Hungarinë në “Ferenc Pushkash” të Budapestit, e konsideruar edhe si rivali direkt për vendin e katërt në Grupin 1.
Ky takim vlerësohet edhe më i rëndësishëm se ai me Portugalinë (15 tetor), nisur edhe nga fakti se pikët kundër formacionit të Ervin Koemanit, do të zgjasnin edhe ëndrrën për të qenë për herë të parë edhe në finalet e një Botërori.
Astrit Hafizi, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare 09.11.1996-09.10.1999: 25 ndeshje, 4 fitore, 7 barazime, 11 humbje), pranon rëndësinë e takimit. “Ndonjëherë shorti të favorizon, ndonjëherë jo. Unë mendoj se nuk jemi të favorizuar, por e rëndësishme është sesa do të qëndrojë skuadra jonë në ekuilibrin lojës. E rëndësishme është të ruajmë disa norma, rregulla të futbollit.
"Të mos të luajmë si një skuadër e shpërqendruar, me distanca të mëdha, më hapësira të mëdha. Çdo gjë mund të ndodhi. Nuk duhet të shpërqendrohemi gjatë lojës, pasi atëherë shanset do të jenë shumë të pakta, ndaj një kundërshtari do të kërkojë ta shfrytëzojë në maksimum avantazhin e fushës së vet, ashtu siç kërkojmë edhe ne në fushën tonë”, -theksoi për “TV Klan”, Hafizi, i cili në nivel klubesh ka drejtuar edhe Dinamon e Vllazninë (kampion në sezonin 1991-1992) e së fundi Tiranën (për disa javë në sezonin e kaluar).
Shkodrani Hafizi do të mbahet mend si trajneri që e modernizoi edhe më shumë skuadrën kuqezi dhe lojën e saj, pas Neptun Bajkos. Më pas ai i la vendin trajnerit tjetër shkodran, Medin Zhega. Hafizi mendon se grumbullimi në Hungari është një zgjedhje më e mirë, nëse ekipi do të stërvitej në Shqipëri.
“Grumbullimi i ekipit Kombëtar në Shqipëri po bëhet çdo herë e më i vështirë. Ne kemi krijuar një kompleks në Kamzë, por nuk është frekuentuar nga Kombëtarja. Stërvitjet po bëhen në stadiume të rretheve të ndryshme dhe të klubeve të kryeqytetit (Tiranës e Dinamos). Kjo është e papranueshme, mendoj unë. Grumbullimi në vendin ku do të luash ofron edhe kushte më të mira”, - shtoi Hafizi.
Trajneri shqiptar me më shumë ndeshje me përfaqësuesen (25) u shpreh i rezervuar për të dhënë një vlerësim për Ari Hanin.
“Puna e tij në fund do të matet me rezultatet. Është vetëm fillimi. Shpresoj se do të vazhdojë”. Holandezi Ari Han në drejtimin e Kombëtares ka zhvilluar katër ndeshje, dy zyrtare me Maltën e Suedinë e dy miqësore me Poloninë e Lihtenshtejnin, ku ka arritur dy fitore (Lihtenshtejn, Maltë), një barazim (Suedinë) dhe humbje (Poloninë).
Ajo që është më e rëndësishme për momentin është fakti, se pas dy ndeshjeve eliminatore ndodhemi në vendin e parë në grupin 1, duke lënë pas emra të mëdhenj si Portugalia, Suedia e Danimarka, ndërkohë që kundërshtarin direkt të fundjavës, Hungarinë, e kemi lënë pas me tri pikë.
E Marte, 07 Tetor 2008