Skela-Rangelov, konflikti “ballkanas” vazhdon

Qysh nga ndeshja kundër Bokumit (1-1) në shtëpinë e Energi Kobtusit nuk mbizotëron qetësia e plotë. Pak para “bilbilit” të fundit të ndeshjes, të gjithë vunë re një fërkim midis Ervin Skelës dhe bullgarit Dimitar Rangelov, që në “fshehtësi” demonstruan jo pak për syrin e vëmendshëm raportet jo të mira midis tyre. Në dhomat e zhveshjes të Kotbusit, sipas gazetës popullore gjermane “Bild” ende zërat nuk janë shuar rreth konfliktit të fantazistit shqiptar me Rangelovin, pavarësisht se drejtuesit e klubit nga ish-Gjermania Lindore janë përpjekur ta shuajnë atë.
Faqja Bild.de bën të ditur se grindja midis sulmuesit Dimitar Berbatov e regjisorit Ervin Skela ka vazhduar edhe ditën para ndeshjes kundër Hamburgut, ku ka pasur edhe kapje duarsh në dhomat zhveshjes, por jo në praninë e shokëve të tjerë të ekipit.
Grindja midis tyre nisi para dy javësh gjatë ndeshjes për Kupën e Gjermanisë kundër Mënshengladbahut (3-0), kur u bë jo pak debat se kush do ta gjuante penalltinë e tretë dhe të fundit të atij takimi. Rangelov gjuajti të parën, ndërsa Skela shndërroi në gol dy të fundit.
“Por a pati sërish një grindje në dhomat e zhveshjes?”, - pyet bild.de. Rangelov përgjigjet: “Unë nuk dua më të flas për këtë çështje. Nuk ishte e mundur të flisja me Skelën për të ndarë pikëpamjen e tij”.
Të dy lojtarët, përveç kësaj, qëndruan jashtë formacionit kundër Hamburgut. Rangelov kishte ende probleme pas rikthimit në stërvitje pas dëmtimit, ndërsa titullari Skela u raportua se mungoi për shkak të gjendjes gripale.
E Marte, 07 Tetor 2008