E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana, i zhgënjyer me barazimin

Lorik Cana nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij për barazimin e Lazios në shtëpi ndaj Torinos. Mesfushori kosovar luajti nga minuta e parë pas shuam kohe. Ai insiston se Biancocelesti duhet të përmirësohen si skuadër, nëse duan të ngriten sa më lart në tabelë.

“Jemi të zhgënjyer paksa me lojën, sepse merituam më shumë se barazimi, duke krijuar disa raste. Lojtarët që luajtën sot demonstruar karakter të fortë, sepse nuk është e lehtë të rikthehesh nga disavantazhi. Ky mentalitet është gjëja më e rëndësishme, edhe pse jemi të zhgënjyer, sepse objektiv yni ishin të tria pikët”, deklaroi përfaqësuesi shqiptar për mediat italiane.

“Distanca me pozitën e tretë? Kur një skuadër si e jona ka objektiva të rëndësishëm, çdo ndeshje është e rëndësishme, por duhet të provojmë të fitojmë. E kemi eksperiencën e duhur për të luajtur në të gjitha mënyrat. Duhet ta japim maksimumin për këtë fanellë kur të luajmë”, përfundoi Cana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›