E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interesime nga jashtë për Berishën

Etrit Berisha është bërë objektiv i disa skuadrave evropiane, pas paraqitjeve mahnitëse me Kalmarin. Portieri kosovar po shkëlqen që një kohë në ekipin suedez, ndërsa po bind edhe me Kombëtaren shqiptare. Prandaj, e ardhmja e 23 vjeçarit duket të jetë larg ligës Allsvanskan.

Interesimin e ekipeve jashtë Suedisë e ka konfirmuar edhe vetë portieri prishtinas në ueb faqen suedeze.

“Disa klube kanë biseduar me menaxherin tim, kështu që të shohim. Nëse do të ketë diçka konkrete, do të mendoj dhe ta shikoj nëse është opsion interesant. Mirëpo, ekipet e interesuara duhet të flasin edhe me Kalmarin, i cili më pas do ta thotë fjalën e vet përfundimtare”, deklaroi Berisha, i cili e ka filluar karrierën në Kosovë me ekipin e të rinjve të 2 Korrikut, ndërsa është pjesë e Kalmarit nga viti 2008.

Përkrah Berishës, në Kalmar luajnë edhe dy futbollistë tjerë shqiptarë, Liridon Leci dhe Besnik Rustemaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›