E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana, kapiteni, i vetëm, i vërtete...

ASA (Albania Sport Agency) Tifozët e Olimpikut të Marsejës mendojnë se kapiteni i vërtetë i Marsejës është Lorik Cana. Ata kanë dhënë mendimet e tyre në forumet e internetit, dhe një prej tyre Albania-Sport e ka marrë nga faqja football.fr.
"Beye është një element i rëndësishëm i mbrojtjes së OM. Për më tepër që është dhe kapiten, por këtë sezon për të thënë të vërtetën ka qenë në lartësinë e duhur e përgjegjësisë së tij; por nga ana tjetër, unë konsideroj se i vetmi që mund të shprehë shpirtin e klubit është Lorik Cana. Për mua, Lorik është kapiteni natyral i OM. Unë jam që ai të mbajë shiritin. Mundet, që kështu , OM të rigjejë shpirtin e tij dhe kulturën e të fituarit"., shkruan një nga tifozët në faqen franceze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›