E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana : "Kemi ende shanse për Champions!"

ASA (Albania Sport Agency) -Lorik Cana edhe një herë tjetër është kthyer në personazhin mediatik më të kërkuar. Pas intervistës së tij dhënë për faqen zyrtare të klubit të Marsejës, shqiptari ka dhënë një tjetër intervistë të publikuar në gazetën të rajonit të Marsejës, "La Provence". Futbollisti ndërkombëtar shqiptar u ka bërë thirrje shokëve të tij për ta mbyllur në mënyrën sa më të mirë sezonin: "Kam përshtypjen se nuk kemi nxjerrë ende mësime nga gabimet e mëparshme në përqendrimin e lojës. Nuk na lejohet të pësojmë gola ashtu sic pësuam ndeshjen e mëparshme". Cana flet edhe për situatën në ekipin e Marsejës. " Qysh prej fillimit të sezonit po tregojmë se jemi një ekip jo konstant, të aftë për të bërë gjëra të jashtëzakonshme, por dhe të gabojmë në mënyrë qesharake.
E gjitha koi për mungesën e pjekurisë dhe mentalitetit. Një klubi të tillë si Marseja duhet të jetë i pajisur me një mentalitet fituesi". Cana vazhdon edhe me synimet e Olimpikut të Marsejës në kampionatin francez për të marrë një nga vendet që të con në Ligën e Kampioneve. Marseja ka pësuar 12 humbje në kampionat. "Sinqerisht, është anormale që një ekip si OM të ketë arkivuar deri në prag të javës së 31 të Ligës 1, një bilanc prej 12 humbjesh dhe 6 barazime, dhe të gjitha këto në një kampionat shumë mesatar. Gjithsesi kemi akoma shanse për të mos qenë të distancuar. Gjithcka është e mundur. Olimpiku i Marsejës nuk duhet të humbasë një mundësi tjetër për të marrë trenin që të con në Ligën e Kampioneve. Në rast se nuk do të ndodhë kjo, me gjithë stabilitetin e drejtuesve, gjithcka do të shpërthejë në fund të sezonit. Tifozët tanë nuk e meritojnë këtë", përfundon Lorik Cana, para ndeshjes me Lilë.
Përgatiti: Franc Hoxha

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›