Masa në pole, Raikonen i treti

Skuderia Ferrari arriti një tjetër "pole position" kur braziliani Felipe Masa ia doli të regjistrojë kohën më të shpejtë në kualifikueset e Cmimit të Madh të Malajzizë. Shoku i tij ekipit, Kimi Raikonen do të niset nga rreshti i dytë, pasi u kualifikua i treti. Zhan Todt, drejtori i përgjithshëm i Ferrarit, u shpreh: "Felipe bëri një xhiro të jashtëzakonshme dhe në mënyrë të vecantë unë jam i kënaqur me të pas problemeve që pati në pistën e Melbournit. Kimi bëri një punë të madhe për të arritur në vendin e tretë. Strategjia jonë, si gjithmonë lidht me punën e ekipit dhe performancën e pilotëve të cilët do të jenë dhe faktorët që do të vendosin rezultatin final".
Felipe Masa: "Jam shumë i lumtur me këtë "pole". Ne e dimë se na pret një garë zyrtare shumë e vështirë dhe jemi përballë kundërshtarëve të fuqishëm". Ehe piloti tjetër i Ferrarit, finlandezi Kimi Raikonen tha: "Në përgjithësi, rezultatet ishin ato që në kishim parashikuar. Meklaren është një skuderi kompetitive. I nxheti? Është i njëllojtë për të gjithë, kështu që nuk do të jetë një faktor decizive për garën zyrtare".
Arsim Ziberi