E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo: “Çelsi ka nevojë për mua”

ASA (Albania Sport Agency) - Në kulmin e thashethemeve dhe zhurmës gjithmonë e më të padurueshme se Roman Abramovic do ta largojë atë në përfundim të sezonit aktual, menaxheri i Celsit, Hoze Murinjo paralajmëroi se "Blutë", do të vuajnë shumë pa lidershipin e tij.
"Ku ishin Lampard, Teri dhe Drogba dy vjet më parë? Sigurisht që ata nuk ishin yje botërorë. Por në këto momente ku janë? Ata janë si Shevcenko dhe Balak", citohet Murinjo nga eurosport.com
Murinjo konsiderohet tashmë si jo frymëzues në lojën e Celsit, pragmatik dhe manajti rus nuk mund të durojë më këtë frymë. Burimet angleze raportojnë se Avram Grant i Portsmouth do të jetë drejtor teknik të londinezët.
Arsim Ziberi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›