E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana, kontakti me Pandev i kushton 25 mln euro Napolit

Lacio-Napoli ishte një ndeshje tepër e rëndësishme për vendin e tretë të renditjes (që të çon në Ligën e Kampioneve), e cila në fund pa fitues të zotët e shtëpisë me rezultatin 3-1. Gjithsesi, takimi mund të kishte përfunduar ndryshe, nëse në pjesën e parë arbitri Maxoleni do të kishte pasur guximin për të akorduar një penallti në minutën e 42-të të pjesës së parë për Napolin, ndërkohë që takimi ishte në shifrat e barabarta 1-1. Episodi pa protagonist mesfushorin shqiptar të Lacios, Lorik Canën, i cili shkaktoi një ndërhyrje të ashpër kundrejt sulmuesit të Napolit, Goran Pandev. Moviola tregon qartë se Cana nuk interesohet për topin, por godet drejtpërdrejt kundërshtarin e tij dhe nuk ka dyshime që ky vendim duhej ndëshkuar me karton të verdhë, por edhe me 11-metërsh për Napolin. Dhe ka mjaftuar kaq që faulli i 28-vjeçarit kosovar të shndërrohet në një çështje të madhe, e cila ka xhindosur të gjithë pjesëtarët e klubit të Napolit, duke filluar nga trajneri Valter Maxarri, për të kaluar te mesfushori Marek Hamshik e deri te drejtori sportiv, Rikardo Bigon. Me faullin e tij Lorik Cana rrezikon t’i kushtojë 25 milionë euro dëm Napolit, ndonëse gabimin më të madh e ka bërë arbitri Maxoleni dhe jo mesfushori shqiptar, i cili pati fatin që të mos ndëshkohej vetë dhe mbi të gjitha, të mos ndëshkonte skuadrën e tij.

Eurogol i Bulkut, Azali barazon me 9 lojtarë
Ervin Bulkut, mesfushorit të Kombëtares së Shqipërisë, i kanë mjaftuar 7 minuta lojë për t’u shndërruar në një hero për ekipin e tij të Azal Bakusë. Në sfidën e luajtur në stadiumin e tij, 31-vjeçari ka zbritur në minutën e 80-të në fushë kundër ekipit të Sumqavit, që deri në atë moment po fitonte 1-0, edhe pse Azal kishte mbetur me 9 lojtarë, pas kartonëve të kuq të Ibekoji dhe Nabijev. Por Bulku ka rezultuar zëvendësimi perfekt për trajnerin Sadiqov, pasi futbollisti shqiptar ka lëshuar një bombë nga distanca e largët dhe ka barazuar shifrat në 1-1, që do të ishte edhe rezultati final i ndeshjes. Media azerbajxhanase e ka ngritur në qiell Bulkun, duke theksuar se me këtë gol ai ka shpërblyer të gjitha shpenzimet e bëra për të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›