E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo fiton 70 milionë në vit jashtë fushës

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, fiton plot 70 milionë euro në vit nga marrëveshjet jashtë fushe.
AS shkruan se kompania e tij menaxhuese madje refuzon deri në 90% të ofertave, pasi ata nuk përshtaten me stilin e Ronaldos.

Së fundi Ronaldo ka refuzuar një ofertë 3 milionë euro, pasi koha e fotografimit binte ndesh me orarin e tij të stërvitjeve në Real Madrid.

Si pjesë e transferimit në Real Madrid, Ronaldo ka marrëveshje për të ndarë me klubin në 50:50 përfitimet e ardhura nga të drejtat e shfrytëzimit të imazhit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›