E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana mbetet në Turqi, Terim e do në skuadër

Mesfushori i Gallatasarajit, Lorik Cana hiqet nga lista e lojtarëve që do të shiten në afatin kalimtar të verës, raportoi media turke. Trajneri i ri i Gallatasarajit, Fatih Terim i ka rekomanduar bordit drejtues të klubit të njohur të Stambollit që të refuzohen të gjitha ofertat për Lorik Canën, pasi ai llogarit në shërbimet e Canës në sezonin e ardhshëm. “Cana është lojtar në të cilin unë e llogaris për sezonin e ardhshëm”, ka thënë shkurt Terim, që me këtë skuadër ka arritur të fitojë Kupën UEFA në vitin 1999.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›