E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaj vendos të qëndrojë dhe 1 vit në Qipro

Portieri kosovar Arjan Beqaj, 35 vjeç, ka vendosur ta zgjasë edhe për një vit kontratën me ekipin qipriot Ermis. Ermisi garon në kategorinë e parë qipriote. Gardiani i kombëtares shqiptare në Ermis u transferua në fillim të vitit, por nuk zhvilloi asnjë ndeshje kampionati për shkak të problemeve rreth regjistrimit. "Jam i lumtur që do të vazhdoj të luaj në nivel të lartë. Ermisit i kisha borxh, ndaj edhe nuk e tradhtova, edhe pse kisha një ofertë të shkëlqyer nga Izraeli", ka thënë Beqaj. Ish-portieri titullar i kuadrat kuqezi do ta vijojë kështu karrierën e tij edhe për një sezon në Qipro, ku shkëlqeu me Anorthosis Famagusta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›