Cana, mbrojtes i emergjences
Olimpik Marseje, barazoi ne ndeshjen e fundit te kampionatit, duke lene dy pike, dhe me keq akoma eshte shkeputur nga Lioni qe fitoi dhe kryeson kampionatin francez te futbollit. Trajneri Erik Gerets eshte shfajesuar, duke pretenduar se rezultatet e fundit kane ardhur, per shkak te disa demtimeve qe kane ndodhur ne skuader dhe qe ka prekur pjesen me te madhe te ekipit. Para ndeshjes se kthimit te Kupes UEFA, Marseja paraqet probleme te medha ne mbrojtje. Trajneri i Olimpikut te Marsejes ka menduar qe ne repartin e mbrojtjes, te aktivizoje mesfushorin e kombetares sone, Lorik Cana. Kosovari njihet si mesfushor ne rolin e tij natyral, por ne fakt do te duhet te kthehet ne mbrojtje, per t'i dhene siguri ketij reparti. Ne ndeshjen e pare, Olimpik Marseje eshte mundur ne fushen e tij, nga Tvente, 0-1. Holandezet shenuan nje rezultat surprize.