E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre shqiptare, rivalizojne per titull ne Qipro

Ne kampionatin qipriot ka edhe nje gare mes shqiptareve. Jane tre ekipe qe synojne te fitoje titullin kampion dhe po kaq shqiptare qe duan te arrijne suksesin me te madh ne kampionatin e ishullit te Mesdheut. Ne Qipro aktivizohen, madje me sukses tre futbolliste, dy prej tyre jane aktualisht pjese e kombetares. Ne mesfushen e ekipit qe kryeson aktualisht kampionatin qipriot, tek Omonia Nikosia aktivizohet Klodian Duro, ndersa me Apoel Nikosian luan, Alti Haxhi, nje ish-lojtar i kombetares. Sakaq, portieri Arjan Beqaj mbron porten e Anorthosis Famagusta, qe ndodhet aktualisht ne vend te trete, por gjate sezonit te fundit fitoi titullin kampion, ne Qipro. Mesfushori i kombetares Duro, ekipi i te cilit kryeson aktualisht kampionatin ne Qipro, shprehet me i bindur per titullin, pas fitores se fundit jashte fushes. Ai sheh ekipin e kryeqytetit te Qipros, si rivalen me te mundshme. Duro eshte dalluar ne pjesen e pare te kampionatit. Edhe pse ai debuton ne kampionatin qipriot, nuk iu deshem shume, pak muaj qe te ambientohet dhe te shnderrohet ne nje lojtar te rendesishem. "Po shkojme drejt titullit kampion. Rivaliteti eshte i forte me dy ekipet e tjera, qe synojne po ashtu te fitojne titullin kampion. Omonia do te kete edhe tifozet si arme kryesore, per te arritur objektivin", - shprehet mesfushori elbasanas. Ne ndeshjen e fundit, Omonia fitoi ndaj AEL 2-0, duke mbajtur e sigurt kreun e klasifikimit. Duro ka luajtur rregullisht dhe eshte shnderruar ne nje pike te forte, per ekipin e tij. Arjan Beqaj, portieri i Anorthosis nuk aktivizohet per shkak te nje demtimi. Ai ka luajtur gjashte ndeshje gjithsej dhe pritet te rikthehet, per pjesen e mbetur te sezonit. Beqaj shijoi nje sezon me pare titullin kampion dhe beri nje prezantim te shkelqyer, ne ndeshjet e "Champsions" . Sakaq, me ekipin tjeter te te njejtit qytet ku luan Klodian Duro, tek Apoel Nikosia aktivizohet Altin Haxhi. Ish-futbollisti i kombetares sone, eshte nje lojtar i rendesishem i ekipit te tij. Ai ka disa sezone qe luan me Hapoelin dhe synon te fitoje titullin, ne fund te ketij edicioni.

A. Muraci

Ekipet e tre futbollisteve shqiptare, ne Qipro, ndodhen ne krye te klasifikimit dhe rivalizojne per titull:

Omonia N. 60

Apoel N. 60

Anorthosis 56

Apollon 38

AEL 36

...


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›