E Diel, 1 Nëntor 2026

Cmimet Oskar, kush triumfoi dhe zhgenjeu ne Kodak Theatre

LOS ANGELOS- Ne ceremonine e ndarjes se cimeve Oskar ne "Kodak Theatre" ne Hollivud, me teper trofe mori filmi "Slumdog millionaire". Filmi i xhiruar ne Indi, qe kishte ne qender historine prekese te nje djali te varfer, qe arrin te fitoje nje konkurs njohurish pas shume sfidash dhe akuzash, mori gjithsej 8 Cmime Oskar, mes tyre ate te filmit me te mire dhe per regjisorin me te mire.

Aktorja britanike Kate Winslet fitoi Cmimin Oskar per interpretimin e rolit kryesor ne filmin "The reader", ndersa aktori amerikan Sean Penn fitoi Cmimin Oskar per interpretimin ne rolin e personazhit Harvey Milk, politikanin e pare homoseksual qe doli hapur ne shoqerine amerikane, ne filmin "Milk". Oskarin per interpretimin me te mire te nje roli dytesor e mori aktori Heath Leager, i cili vdiq vitin e kaluar ne moshen 28-vjecare. Ai interpretoi personazhin e Jokerit ne filmin Batman, "The dark knight". Cmimin e mori familja e aktorit, i cili u nda nga jeta ne janar te vitit 2008. Po keshtu, aktorja spanjolle Penelope Cruz fitoi Oskarin per interpretimin e rolit dytesor ne filmin "Viki Cristina Barcelona". Per kategorine e filmit te huaj me te mire Oskarin e mori filmi japonez "Departures". Cmimi per filmin e shkurter dokumentar i takoi filmit "Smile Pinki" qe paraqet nje vajze nga fshatrat e Indise, ndersa Dokumentari me i mire i takoi filmit te francezit, Philippe Petit, "Man on Wire".

Zhgenjen Brad Pitt

Brad Pitt me "Benjamin Button"-it iu shuan shpresat per Oskar te dielen, ndersa Mickey Rourke eshte paraqitur si i rrezikshem dhe i paqarte, pasi ka humbur me nje diference te vogel per aktorin me te mire. Mund te thuhet se humbesi me i madh nga kjo ceremoni ishte Pitt me "The Curious Case of Benjamin Button", i nominuar per 13 cmime Oskar. Drama ne te cilen luan Brad Pitt, per nje njeri qe lind plak dhe rinohet, ka qene i nominuar ne 13 kategori dhe ka fituar vetem tre, te gjitha sa i perket tete cmimeve teknike. "Slumdog Millionaire" e ka mundur ate ne tete kategori, perfshire per regjisorin dhe filmin me te mire. "Benjamin Button" i cili zhvillohet neper etapa, ka fituar deri me tani 176 milion dollare ne Box Office. Por ka kushtuar 150 milion per t'u bere dhe deri me tani ka kthyer vetem shpenzimet e tij. Ai eshte distribuuar prej "Viacom Inc's Paramount Pictures" dhe "Time Earner Inc's Warner Bros. Pictures". Drama intelektuale "Doubt" dhe "Frost/Nixon", me pese nominime, eshte injoruar teresisht.

Befasia ne filmin e huaj

E vetmja befasi kryesore e ceremonise ka ndodhur ne kategorine per filmin ne gjuhe te huaj, kur filmi i vizatuar per luften ne Izreal "Waltz with Bashir' ka humbur perballe filmit japonez "Departures". Rourke, karriera e te cilit kishte rene vite me pare, ishte kthyer fuqishem ne rolin kryesor te filmit "The Erestler", qe luan rolin e nje mundesi te vjeter. Filmi ishte nominuar ne dy kategori, por Rourke humbi kunder aktorit kryesor te filmit "Milk" Sean Penn, i cili luan nje luftetare te molisur per te kerkuar dite me te mira. Nga ana e saj, Marisa Tomei ka humbur betejen per aktoren me te mire dytesore me Penelope Cruz nga filmi "Vicky Cristina Barcelona." Rourke, 56 vjecar "mund te zhduket dhe te kthehet ku ka qene pas kesaj humbje", thote John Wilson, organizator i "Razzie Awards", i cili nderon filmat me te keqij ne Hollyeood. Kritiku i filmit ne "Us Weekly", Thelma Adams, ka sugjeruar qe rikthimi i Rourke me "Wrestler" dhe regjisori Darren Aronofsky "ka bere nje film, sikurse rrobaqepesi qe tregon aftesite e tij". Por, Aronofsky ka bere humor me cmimet qe jane ndare per filmat me te keqij gjate se shtunes, kur ka thene se ai deshiron te "prese edhe pese vite qe ai te ringjitet edhe njehere ne skene".Maryl Streep e ka gjetur vetveten ne nje pozite te njejte. Fituesja e dyfishte e ketij cmimi ka thyer rekordin sa i perket nominimeve, 15 here per Oskar, dhe sivjet eshte nominuar edhe per rolin kryesor ne "Doubt", por ka deshtuar pasi kete cmim ia ka marre aktorja Kate Winslet qe ishte e nominuar pese here per Oskar. Aktorja e veshur me nje fustan mbremjeje blu dhe te zi dukej teper e emocionuar teksa u ngjit ne skene. "Nuk eshte me nje shampo tan"i, tha Winslet, duke iu referuar endrrave te saj te femijerise dhe provave sikur kishte fituar cmimin e madh.

Oskar per moden shkoi per...

Anne Hathaeay ishte me elegantja ne Armani Prive, konkurrentet Jolie dhe Aniston u treguan te mencura, ndersa Sarah Jessica Parker meritoi Oskar per dekolte te vitit.

Konkurrenca e ashper mbreteroi ne tapetin e kuq te ndarjes se 81-te cmimeve Oskar.

Krejt syte e botes ishin te ngulitur ne Angelia Jolie dhe Jennifer Aniston, dy konkurrentet me te ashpra te cilat me sukses i iknin njera tjetres ne tapet dhe prej te cilave se paku ne stilin e modes pritej shume. Por asnjera prej tyre nuk befasoi. Te dyja ishin veshur me fustane me te cilat tashme i kemi pare. Angie iu permbajt te preferuares se saj, te zezes, ndersa Jen veshi fustan te ngushte te bardhe te zbukuruar me kristale. Ndonese nuk fitoi Oskar, aktorja e re Anne Hathaeay edhe nje here vertetoi statusin e saj te ikones se re te modes. Anne e mahnitshme veshi fustanin e Armani Prive dhe sipas kritikeve, meritoi Oskar per gruan me se miri te veshur ne tapetin e kuq. Pas saj nuk mbeti shume prapa as Penelope Cruz ne vintage Pierre Balmain, ndersa kreacion te shkelqyeshem kishte zgjedhur edhe fituesja Kate Winslet, e cila ne ndarje erdhi me fustan zi-himte te Yves Saint Laurent. E bukur ishte edhe Eva Rachel Eood, duke vertetuar ndjenjen e saj delikate per stil. Krejtesisht e ndryshme prej te tjerave ishte, krejtesisht e pritur, aktorja britanike Tilda Swinton. Gruaja, stilin e se ciles ose e pelqeni ose e urreni, edhe nje here deshmoi se nuk planifikon t'i nenshtrohet flamurit hollivudian. Per dallim nga ajo, Sarah Jessica Parker zuri me fustanin e saj Dior gjysmen e tapetit te kuq. Ndonese ne ndarjen e sivjetme te Oskar-it triumfuan ngjyra e okres dhe tualetet e bardha, pati edhe te tilla qe zgjodhen kreacione me indigo ngjyra, si Reese Whierspoon, Marion Cottilard dhe Freida Pinto. Zonjat ne te kuqe ishin Amy Adams dhe Heidi Klum, fustani i se ciles gjithsesi nuk ishte zgjedhja me e mire, ndersa me ngjyra te buta vjollce performuan Natalie Portman dhe kengetarja Alicia Keys.

Dhe diamantet nuk kane te sosur...

Pavaresisht krizes ekonomike, artistet nuk kane kursyer asgje per te pasur ne trup diamante. Ashtu si cdo vit edhe kesaj here vemendja e mediave eshte perqendruar gjithashtu te stili i te veshurit dhe madhesia e diamanteve. Pjesa me e madhe e yjeve amerikane ia kane besuar stolisjen me gure te cmuar, njerit prej emrave me te njohur te kesaj fushe, Martin Kattc. Drejtuesi i kesaj kompanie eshte shprehur se, kriza ekonomike globale ka bere punen e saj edhe ne biznesin e diamanteve. Sipas tij, kete vit do te shohim stile klasike dhe asgje te tepruar. Edhe prezantuesi i ceremonise do te jete i veshur nga kjo kompani.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›