Projektet e FIFA-s dhe UEFA-s, priten rezultate
Vitet e tranzicionit eshte prekur edhe sporti, si dhe futbolli. Ne klubet tona nuk funksionojne me ekipet zinxhire, ashtu si me pare. Kjo ka sjelle qe futbolli te jete me pak masiv, ndonese te rinjte dhe femijet kryesisht, shfaqin interes te jashtezakonshem. Shumica prej tyre mbeten ne kufijte e ndeshjeve me shoket e shkolles, apo te lagjes. Mjaft specialiste ngrene zerin se neper shkolla mungon vemendja e vecante dhe se mjaft mesues te Edukimit Fizik, e kane shnderruar lenden e tyre neper shkolla, ne nje ore pushimi, apo relaksi. "Organizmat nderkombetare, FIFA, UEFA si dhe FSHF dhe MTKRS-ja fillimisht nepermjet investimeve per zhvillimin e infrastruktures dhe me pas te disa projekteve, per te shtuar aktivitetet futbollistike, synojne te kthejne futbollin ne nje sport edhe me masiv, ne Shqiperi,"- perfundon Kokona.