E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana mes më të mirëve, edhe ndaj Uolverhemton

Lorik Cana shkëlqen sërish, ndërsa skuadra e tij, Sandërlend, shkatërron me rezultatin e thellë 5-2 kundërshtarët e Uloverhemton. Ky takim është luajtur në "Stadium of Light", shtëpia e "Maceve të Zeza". Që në minutat e para, Cana&Co. e kanë dominuar këtë sfidë, duke shënuar një gol të shpejtë me Bent në minutën e 9-të. Pjesa e parë është mbyllur 1-0, ndërkohë që fraksioni i dytë i lojës do të dhuronte edhe emocionet më të mëdha. Vetë 3 minuta pas rikthimit në fushë, Sandërlendi gjen edhe golin e dytë me Xhons dhe gjithçka dukej se do të ishte e lehtë për vendasit, por loja ka marrë një rrjedhë dramatike. Miqtë barazojnë 2-2, pas shënimit të dy golave në minutat 50 dhe 54. Kjo gjë i karikoi Canën dhe kolegët e tij të skuadrës që të japin maksimumin dhe në pjesën e mbetur të ndeshjes shënuan edhe 3 gola të tjerë me Xhons (70‘), Turner (73‘) dhe Manciene (a.g. në 90‘). Në përfundim, faqja e klubit ka hapur sondazhin për futbollistin më të mirë të kësaj ndeshjeje, ku pretendent kryesor shikohet Lorik Cana.

A. M.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›