E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumenige "kërcënon" Mario Gomezin

Bajerni i Mynihut ka bërë një sforcim ekonomik për Mario Gomezin, që është lojtari më i shtrenjtë i Bundesligës, por deri tani sulmuesi nuk ka dhënë frytet e pritura. Për ta kujtuar se sa i vlen "lëkura", presidenti Rumenige i jep një mesazh të qartë, duke i kërkuar impenjim maksimal. "I kam thënë agjentit të tij të këshillohet me të dhe të mos vazhdojë të ankohet. Të kesh një kontratë me Bajern do të thotë të punosh shumë dhe në maksimum", thotë Rumenige. Gomez u ble këtë verë nga Shtutgarti për 30 milionë euro dhe e nisi sezonin si titullar, por tashmë ka filluar të ngrohë stolin. Ai po kalon një periudhë të zezë në këtë sezon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›