E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana mund të nënshkruaj me Interin

Pas Lazios, Milanit, edhe Inter është futur në garë për ta transferuar yllin e kombëtares shqiptare, Lorik Canën.

Sipas ueb faqes italiane "Calcio News 24", mesfushori shqiptar që luan në Gallatasaray, është duke u vëzhguar nga skuadra “nerazure” dhe tekniku brazilian i Interit, Leonardo është impresionuar me paraqitjet e mesfushorit shqiptar te gjigandit turk.

Ekipi turk për transferimin e shqiptarit, i cili kërkohet edhe nga Aston Villa dhe Hamburg, kërkon 10 milionë euro.

Cana verën e kaluar u transferua nga Sunderlandi në gjigantin turk, por sipas medieve të huaja, ai në fund të këtij sezoni do të largohet nga Stambolli, ndonëse ende nuk dihet e ardhmja e tij.

Më herët ishte spekuluar se destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë Lazio. Drejtori sportiv i kësaj skuadre, Igli Tare, ka kohë që është duke bërë përpjekje që ta transferojë kosovarin në kryeqytetin italian.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›