E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulpiana sfidon Prishtinën

Nga Express më 13 prill 2011 në ora 12:08

Në këtë mesjavë do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Lideri i Superligës, Prishtina, e cila sivjet krahas titullit të kampionit synon ta fitojë edhe Kupën - do të udhëtojë drejt Lipjanit, ku do të ballafaqohet me Ulpianën, e cila garon në Ligën e parë.

Bardhekaltrit cilësohen si favoritë për ta mposhtur Ulpianën në këtë takim dhe për të kaluar në gjysmëfinale të këtij trofeu.

Mirëpo, prishtinasit nuk do ta kenë aq lehtë, sepse lipjanasit janë kundërshtarë shumë të papërshtatshëm për çdo ekip tjetër sa herë që luajnë para tifozëve të tyre. Këtë e konfirmon edhe fakti se Ulpiana nga kjo garë ia ka dalë ta eliminojë njërën prej skuadrave më të forta në vend, Hysin, edhe atë qysh në rrethin e parë.

Ndërsa, ekipi më i rrezikuar i elitës, Ferizaj po të mërkurën do të udhëtojë drejt Pejës, ku do të ballafaqohet me Besën. Në të njëjtën ditë, në kryeqytet do të përballen dy skuadrat e Ligës së parë, 2 Korriku dhe Gjilani.

Kurse, të enjten në Prizren, fituesi i këtij trofeu në edicionin e kaluar, Lira do të përballet me Flamurtarin, ekip ky që sivjet po lufton për mbijetesë në Superligë, por që synon të mbërrij[ në finalen e Kupës shtetërore. Ndërsa, bardhezinjtë objektiv të vetëm sivjet kanë pasur vazhdimisht mbrojtjen e këtij trofeu.

Duhet theksuar se edhe ky rreth i garave ka karakter eliminues, ndërsa në gjysmëfinale ndeshjet zhvillohen me sistem shkuarje-ardhje.

Kupa e Kosovës – çerekfinalja
E mërkurë
Ulpiana – Prishtina
Besa – Ferizaj
2 Korriku – Gjilani
E enjte
Liria – Flamurtari
Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 15:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›