E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshëngritëset shqiptare, për zonën e medaljeve

Në Europianin e peshëngritjes që po zhvillohet në Kazan të Rusisë, para një ore kanë garuar dy peshëngritëset shqiptare, Fetije Kasaj dhe Romela Begaj. Peshëngritëset shqiptare kanë dështuar, pasi pretendonin për zonën e medaljeve. Romela Begaj është renditur e fundit në kategorinë 58 kg, duke mos u kualifikuar për në stilin e shtytjes. Ndërsa Fetije Kasaj dhe pse ka mbetur jashtë zonës së medaljeve, ka zënë vendin e pestë në dygarësh. Të dyja peshëngritëset shqiptare konkuronin në kategorinë 58 kg.
 

Ndërkaq, Fetije Kasaj u rendit e pesta në dygarësh ndërsa ngriti në stilin e shkëputjes 83 kg ndërsa në stilin e shtypjes 107 kg. Në dygarësh ngriti 190 kg.
 

Fetije Kasaj është renditur e pesta nga 15 peshëngritëse. Peshëngritësja tjetër Begaj, i humbi të treja provat në stilin e shkëputjes ndërsa nuk ngriti në asnjë provë 90 kg.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›