Cana mundet nga ish-ekipi i BerishësNë minutën e 46-të, Cana rrezikoi seriozisht pas nje goditje këndi, me një gjuatje nga rreth 10 metra, por portieri i Bërnlit, Brian Jensen, shpëtoi mrekullisht ekipin e tij

Publikoje ne:
Sandërlendi i Lorik Canës humbi 3-1 në transfertë me Bërnlin, një ish-skuadër e Besart Berishës, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë e Premier Ligës angleze. Sandërlendi ishte viktima e radhës e Bërnlit, që ka mundur në shtëpi edhe Evertonin e Mançester Junaitid. Alexander (13’, penallti) dhe dy herë Nugent (67’ e 86’) ishin dhe autorët e golave për Bërnlin, ndërkohë që për Sandërlendin barazimin e përkohshëm 1-1 e realizoi i zakonshmi Darrent Bent (39’).
Loriku është trefuar si gjithmonë shumë aktiv dhe impulsiv, madje ka marë pjesë disa herë edhe në fazën ofensive të skuadrës së tij. Në minutën e 46-të, Cana rrezikoi seriozisht pas nje goditje këndi, me një gjuatje nga rreth 10 metra, por portieri i Bërnlit, Brian Jensen, shpëtoi mrekullisht ekipin e tij. “Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, por e dyta ishte në kontrast më të. Duhet të mësohemi që të luajmë gjatë gjithë 90 minutave me të njëjtin ritëm”. Kjo ishte humbja e tretë për Sanderlendin në gjashtë ndeshje, ku ka regjistruar po tre fitore.
E Shtune, 19 Shtator 2009