Eqerem Memushi jep dorëheqjen nga FlamurtariMemushi kështu trajneri i dytë i një skuadre të Superligës që vetëlargohet, pas ish-trajnerit të Shkumbinit, Gugash Magani

Publikoje ne:
Eqerem Memushi dha dorëheqjen nga drejtimi i Flamurtarit, pas humbjes 0-3 me Teutën në Vlorë, njëherësh edhe humbja e tretë në katër takimet e luajtura në këtë sezon, duke u bërë kështu trajneri i dytë i një skuadre të Superligës që vetëlargohet, pas ish-trajnerit të Shkumbinit, Gugash Magani (i larguar pas humbjes me Besën në javën e dytë).
Flamurtari, fituesi në fuqi i Kupës së Shqipërisë, i ka humbur të dyja takimet e zhvilluara në Vlorë me të njëjtin rezultat: 0-3, si me Dinamon (java 2) ashtu dhe me Teuëtën (java 4). Trajneri Memushi ishte i paralajmëruar për fatin e tij, nëse skuadra nuk do të reagonte pas humbjes minimale me Skënderbeun në Korçë.
Të dielën pritet të mësohet edhe emri i trajnerit të ri të Flamurtarit.
SUPERLIGA
TRAJNERËT E LARGUAR
Shkumbini: Gugash Magani (nga java 1-2), Kristaq Mile (nga java 3)
Flamurtari: Eqerem Memushi (nga java 1-4). Nga java e 5-të, trajneri mbetet për tu emëruar.
E Shtune, 19 Shtator 2009