Kaka: Në Madrid, gjithçka e përkryer

Mesfushori brazilian Kaka thotë se deri tani gjithçka është e përkryer në Madrid, dhe shton se i pëlqen mënyra se si Pellegrini e ndërton formacionin.
Ish-lojtari i Milanit ishte një nga përforcimet e mëdha të verës të Real Madridit, ku kaloi për një shumë rreth 67 milionë euro.
"Si ndjehem pas dy muajsh në Madrid? Është shumë mirë në të gjitha aspektet. Jam i kënaqur me ekipin, me klubin, me qytetin dhe bashkë-lojtarët e mi. Deri tani gjithçka është e përkryer", ka thënë Kaka në një intervistë për sportiven spanjolle AS.
"Më pëlqen formacioni 4-2-2-2 i Pellegrinit, pasi lojtarët kanë liri të lëvizjes ku të duan. Kur e kemi topin në këmbët tona, trajneri na jep liri të lëvizjes dhe kjo është shumë pozitive për të gjithë ne", ka shtuar braziliani.