Bushati: Brian Filipi la gjurmë në kombëtaren "Shpresa"
Trajneri i U-21, Artan Bushati në linjë telefonike për RTV "Ora News" nga Ravena e Italisë tha se humbja e futbollistit Brian Filipi ishte shumë e dhimbshme. Bushati tha se vdekja e Filipi ishte humbje e madhe për futbollin shqiptar. "Si futbollist, Filipi ka lënë shumë gjurmë në kombëtaren "Shpresa", tha ai. Ndërsa zëdhënësi i FSHF-së, Tritan Kokona tha se Brian Filipi ishte një futbollist me perspektivë. "Jemi të hidhëruar me vdekjen e një djali të ri dhe një lojtari shumë të mirë", tha ai. Kokona tha se sot ndeshjet do fillojnë me 1 minutë heshtje në nder të futbollistit.