E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana ndihmon 500 familje të varfraPakot dhurate do t’u ndahen në prag të Festës së Bajramit.

Rrjetet sociale:

Ambasadori i UNICEF-it, futbollisti i shquar shqiptar, Lorik Cana, do t'i dorëzojë Kryqit të Kuq Komunal të Gjakovës, miell dhe nga një pako ushqimore për 500 familje të varfra, dhurata këto që do t’u ndahen në prag të Festës së Bajramit.

“Edhe me këtë rast u dëshmua humaniteti i madh i Lorikut për familjet e varfra, për çka ne, në emër të familjeve nevojtare u jemi mirënjohës”, - tha të mërkurën Dushe Basha-Lama, koordinatore e Kryqit të Kuq të Gjakovës.

Ajo ka bërë të ditur se në procedurë është hartimi i listës së familjeve që kanë më së shumti nevojë, ndërsa numri i atyre familjeve që i janë drejtuar KK të Gjakovës për ndihma në ushqim, veshmbathje dhe lëndë djegëse është 580 sish. Ditë më parë, Lama ishte ankuar se në kuadër të Muajit të Solidaritetit, kishte pak prurje të ndihmave.

Lorik Cana, futbollist i Sunderlandit në Premierligën angleze dhe njëkohësisht futbollist i kombëtares së Shqipërisë, edhe në shumë raste tjera është treguar solidar, duke u ndihmuar fëmijëve, të varfërve dhe sportistëve kosovarë.
Numri i klikimeve - 2154
  E Enjte, 12 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›