Cana ne krize te Gallatasarai

Lorik Cana eshte ne krize. Lojtari me i spikatur i perfaqesueses shqiptare eshte i pakenaqur me ecurine e deritanishme te aventures se tij te gjigandet turq te Gallatasarait. Kjo situate eshte krijuar edhe prej faktit se mesfushori 27-vjecar ka perfunduar ne stolin e rezervave ashtu si ndodhi ne ndeshjen e fundit qe skuadra e drejtuar nga Frenk Rajkard ka fituar me rezultatin 1-0 kunder Gaziantepit per shkak te rregullit per kufizimin e lojtareve te huaj qe luajne ne Superlige. Ne kampionatin turk cdo ekip ka te drejte te aktivizoje vetem gjashte futbolliste te huaj njekohesisht ne formacionin titullar ndersa rregullorja parashikon qe dy te tjere te qendrojne ne pankine.
E perditshmja turke Fanatik ka theksuar se pikerisht kjo eshte arsyeja perse kuqeziu po perjeton nje moment te veshtire te Gallatasarai. E njejta gazete ka theksuar gjithashtu se Cana u eshte rrefyer disa te afermve te tij duke konfirmuar se nuk ndihet i lumtur me aventuren e tij ne Stamboll. Per Canen ekziston vetem nje opsion per tu kthyer ne formacionin titullar dhe ai eshte demtimi i kapitenit Arda Turan. Vetem ne nje situate te tille trajneri Frank Rijkard do ta aktivizoje shqiptarin nga minuta e pare e lojes duke lene jashte 11-shit fillestar njerin prej dy futbollisteve te tjere te huaj Herri Kjuell ose Pinon. Kjo eshte menyra e vetme qe Loriku te aktivizohet shkruante Fanatik. Zv.kapiteni i Kombetares shqiptare u transferua te skuadra turke gjate merkatos se veres duke nderprere aventuren me Sanderlendin ne Premier League pavaresisht se tek anglezet ai ishte lojtari me i vleresuar nga stafi teknik dhe tifozet e maceve te zeza. Fillimisht gjithcka dukej se po shkonte mire por pozicioni i Lorik Canes te Gallatasarai u vu ne dyshim pas afrimit ne skuader te Insuas dhe Misimovicit. Investimet e klubit shkaktuan ne menyre direkte kufizimin e hapesirave te shqiptarit per te luajtur.
Mediat turke kane folur edhe disa dite me pare per pakenaqesite e 27-vjecarit por lajme te tilla jane pergenjeshtruar nga vete lojtari. Nderkohe se fundmi eshte spekuluar per rikthimin e Canes ne France ndoshta te PSG-ja pasi mesfushori kishte deklaruar per sajtin e tifozeve pariziene psgteam.net se asnjehere nuk i ka mohuar ndjenjat per kete skuader dhe se ndoshta nje dite do te rikthehej.