FSHF paralajmeron deputetin Sulaj

Kjo per faktin se dje me ne fund ka mberritur edhe paralajmerimi i FSHF-se e cila thekson se nese nje gje e tille do te perseritet ne te ardhmen deputeti do te shpallet i padeshirueshem ne stadiumet shqiptare per nje kohe te caktuar.
FSHF gjate javeve te fundit ka theksuar vazhdimisht nevojen per ashpersimin ne lidhje me ligjet per dhunen ne sport.
Prej kohesh drejtuesit me te larte te top-kembes ne vend kane denoncuar dhunen qe ushtrohet nga tribuna VIP ose rastet kur shpeshhere njerez te veshur me pushtet sherbejne si katalizatore per veprimet ekstremiste te tifozeve apo ne rastin me te keq behen vete protagoniste te dhunes. Dhe per Dashnor Sulajn ai te se dieles se fundit nuk eshte i pari.
Donatori i Shkumbinit deputet i PD-se i njohur si nje nga tifozet fanatike te skuadres peqinase eshte nje nga shembujt me domethenes kur flitet per dhunen ne futboll me prejardhje nga tribuna Vip. Rastet e perfshirjes se ketij personi ne aktet e dhunes ne stadiume kane qene te shumta aq sa me 16 shkurt 2010 ai u detyrua te bente publikisht nje deklarate pendese. Behet fjale pas ndeshjes Shkumbini-Tirana 1-0 e shoqeruar me shume incidente ku protagonist ishte donatori dhe deputeti i Peqinit. Vetem 24 ore me pas do te reagonte.
Ne nje prononcim per Top Channel Sulaj rrefente aso kohe sipas menyres se tij gjithcka qe ndodhi ne keto skena jo normale per nje ndeshje futbolli. I vetmi moment i acaruar ishte dalja me te kuqe e Tafajit dhe gjykoj se ishte nje moment i drejte nga gjyqtari. Une kam dashur te hyj per nje moment per ti qetesuar dhe nuk me kane lene forcat e rendit. Nuk eshte situate normale por ne prej mishi dhe gjaku jemi tha Sulaj.