Cana ne "kthetrat" e Real Madridit
Jeton Selimi
Ne fillim ka qene Arsenali, me pas Bajerni i Mynihut. Ne shkurt te ketij viti e kerkon Evertoni dhe pak dite me pare Roma. Ndersa tani... Real Madridi. Nese je nje lojtar dhe ke perballe emra te ketij kalibri, skuadra kampione ne vendet e tyre dhe te afta te konkurrojne denjesisht ne Ligen e Kampioneve, atehere pertypesh dhe nuk di se cfare te besh, sidomos kur je idhull i nje qyteti te tere dhe kapiten i nje legjende si ne kampionat ashtu edhe ne Evrope.
Per Lorik Canen duket se ka ardhur momenti i se vertetes, kalimi ne nje "big" te kontinentit dhe lajmi me i fundit vjen nga Spanja. Emisare te Realit te Madridit, mbretit te te gjitha koherave te fushave te futbollit, kane qene te pranishem ne takimin Metz-Marseje per te pare nga prane performancen e lojtarit te Kombetares kuqezi dhe, me sa duket, kane mbetur te kenaqur. Shtypit francez nuk i ka shpetuar ky detaj dhe, pas gjigantit "L'Equipe", edhe sajte te tjera sportive nuk kane hezituar te publikojne lajmin ne fjale. Perfaqesimi i Canes ne kete sezon ka qene me se i mire. Eshte vetem 24 vjec, ka luajtur 30 ndeshje ne kampionat dhe ka shenuar dy gola. Aspak keq per nje mesfushor me tipare te theksuara mbrojtese si Loriku. Agresiviteti i tij dhe loja e forte kane rene ne syrin e shume ekipeve, ndaj edhe Reali eshte gati te levize per te hapur terrenin e nevojshem dhe ta fushe ne kllape Canen qe per sezonin e ardhshem. Por, "L'Equipe", tregon se nuk eshte hera e pare qe perfaqesues "merengues" kane ndjekur shqiptarin kete vit, sikurse tregon se per te shkeputur Canen nga Marseja, Realit i duhet te derdhe nje shume te konsiderueshme parash, duke pare lidhjen e vecante qe ka kapiteni me tifozet dhe me klubin. Shifra nuk permenden, por me pare vete presidenti i Olimpikut te Marsejes, Pape Diuf, ka theksuar se Loriku vlen 15 milione euro, shifer e konsiderueshme, por jo e paperballueshme per Realin.
Roma dhe Evertoni
Por transferta mund te rezultoje edhe nje ankand i mirefillte, ku Marseja mund te perfitoje nga interesimi i Romes dhe Evertonit, por edhe Bajernit te Mynihut, nese gjermanet tregohen me aktive. Ne nje rast te tille, pritet nje rritje e cmimit te Canes. Kapiteni i Marsejes ka ende tre vjet kontrate me klubin marsejez dhe merr nje page prej 180 mije eurosh ne muaj. Nese nje nga skuadrat do te jete ne gjendje t'i joshe si Marsejen, ashtu edhe Canen, atehere shume shpejt do ta shohim Lorikun te luaje ne nje tjeter kampionat dhe, pas nderhyrjes se Realit te Madridit, ka per te qene pikerisht Temporada arena e re e nderkombetarit kuqezi. Sipas te njejtave burime, trajneri i madrileneve, Bernd Shuster, eshte nje admirues personal i cilesive luftarake te lojtarit te formuar te Paris Sen Zhermeni.
2 skuadrat franceze te Canes
Lorik Cana e ka filluar karrieren me te rinjte e skuadres se kryeqytetit francez, PSG. Ai u aktivizua me skuadren e te rriturve nga sezoni 2002-2003 deri ne gusht te vitit 2005. Me fanellen e Paris Sen Zhermenit, Cana u aktivizua ne 69 ndeshje ne kampionat dhe realizoi 2 gola. Me Marsejen, Loriku ka luajtur 91 ndeshje ne France dhe ka shenuar 5 gola.