E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet "Java e modes", nuk munguan nudot

Me shume se nje jave mode shou, ky aktivitet u konsiderua si nje aktivitet qe mundeson krijimin e urave lidhese mes stilisteve dhe industrialisteve qe mund te bejne te mundur eksportin e produkteve shqiptare ne tregjet e huaja. Ky eshte qellimi final dhe i madh i "Javes se Modes Shqiptare". Ditet e para paten edhe surprizat e tyre. Modelet e sfilates se veshjeve te Merita Tociles u shfaqen edhe nudo, si rralle ne ndonje skene te botes. Megjthate ne Shqiperi u perqafua si nje risi! Perpos sfilatave te koleksioneve te 5 stilisteve pjesemarrese ne kete jave te modes shqiptare, nuk munguan performancat artistike te kengetareve me ne ze shqiptare. Stilistet pjesemarres ne kete jave qene Mimi Memiaj, Meri Tocila, Fatjon Koroni, Mirela Cici, Mimoza Selimi Maja dhe e fundit Jona Muca. Mbremja e djeshme u shoqerua edhe me nje performance nga Gjergj Leka. Institucionalizimi i veprimtarive te modes ne vend, promovimi individual dhe ne grup i modes shqiptare ne vend dhe jashte tij, institucionalizimin dhe krijimin e lidhjeve te reja te institucionalizuara me shoqata homologe dhe institucione te modes ne Evrope e me gjere, jane disa prej synimeve te ketij aktiviteti. Si edhe pjesemarrjen e stilisteve ne projektet qe zhvillohen ne kuader te Keshillit Evropian te Modes, si dhe rritjen e interesit te biznesit vendas, futjen ne linjat e tyre te prodhimit, shitjes dhe eksportimit te produkteve te stilisteve e modelisteve shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›