Mbremje rumune dhe "Loje dashurie" ne TKOB
Nje prej poeteve me perfaqesues te poezise rumune, u prezantua dje edhe ne Tirane. Nje mbremje poetike, ku s'kishte se si te mungonte muzika, rumuni Cezar Ivanescu me origjine shqiptare nga nena, pati nje kontakt me shqiptaret. "Loje dashurie" e ka titullin vellimi me poezi qe sjell Ivanescun ne Tirane, nen shqiperimin e Luan Topciut. Si nje bashkepunim i shtepise botuese "Ora" dhe TKOB-it, u organizua mbremja poetike muzikore "Loje dashurie". Poezia e tij nuk ka ndikim vetem nga poetet rumune, por edhe pertej. Shkon deri te poetet franceze nga Trubaduret te Bodleri. Mirepo poeti ka nje lidhje teper speciale me Shqiperine. Nena e tij eshte prej kendej, nga Korca. Ndaj edhe poeti Cezar Ivanescu nuk e ka te paren here qe e shkel Shqiperine. Per te paren here ka qene ne vitin 1973 per te permbushur amanetin e nenes se tij per te pare vendlindjen. Dhe ja ku vjen me pas per te "pushtuar" ne nje fare menyre, vendlindjen e nenes se tij me poezine qe e sjell nga Rumania. "Loje dashurie" anon nga nje lloj antologjie me poezi te tij te zgjedhura qe jane perkthyer nga Luan Topciu ne shqip. Gjate mbremjes solistet e TKOB-it, Edit'h Mihali, Vikena Kamenica, Eriona Gjyzeli, Erlind Zeraliu, Rudin Sata, Dorina Selimaj e Armando Lika interpretuan kenge. Ndesa poezite u interpretuan nga aktoret e rinj Dasara Xhangolli, Oriana Cama, Ejona Torba, Benard Laze e Genti Decka.