Shefki Kuqi: Do te luaj kete sezon
Futbollisti shqiptar, i perfaqesueses finlandeze, Shefki Kuqi, i cili eshte aktivizuar me tre skuadra te ndryshme kete sezon, jo vetem qe nuk po gjen rehabilitet ne ekipe, por nuk po gjen as shendetin per t'u aktivizuar rregullisht. Qe pas kalimit te skuadra e Ipsuic Taun, ai demtoi kofshen, duke pasur nje terheqje te forte muskulore, dy here brenda nje muaji. Ne takimin e kesaj fundjave, qe skuadra e tij Ipsuic fitoi 2-1 me rivalen Noruic Siti, Kuqi nuk u aktivizua me shume se 35 minuta, pasi lendoi kofshen e demtuar nje muaj me pare, duke u detyruar te largohet nga fusha. "Do te luaj perseri kete sezon", u shpreh optimist 31-vjecari Shefki Kuqi.