E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF, vendim për ndricimin e stadiumeve

Firma “Green Field” është fituesja e tenderit për instalimin barit artificial te 12 fushave stervitore, financuar nga projekti“Hattrick 2 UEFA”. Lajmi është publikaur në sitin e FSHF-së, fshf.org dhe është marrë në mbledhjen e radhes se Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se. KE morri edhe vendimin për vendosjen e impiantit te ndricimit te stadiumeve te qyteteve :Vlore, Fier, Kavaje, Durres, Elbasan.

Tani jo vetëm “Qemal Stafa” në Tiranë dhe “Loro Boriçi” në Shkodër do ta luksin e të pasurit projektorë ndriçimi, por edhe gjashtë stadiume të tjera do të kenë luksin të instalojnë brenda vitit të ardhshëm (2009) impiante ndriçimi.

Sipas bosit të topkëmbës shqiptare “Ruzhdi Bizhuta” në Elbasan, “Niko Dovana” në Durrës, “Flamurtari” në Vlorë, “Skënderbeu” në Korçë, “Besa” në Kavajë dhe “Roza Haxhiu” në Lushnjë janë dhe stadiumet fatlume që do të përfitojnë nga një projekt me një kosto fillestare prej 1.5 milionë eurosh dhe do të financohet nga FSHF-ja, FIFA e UEFA si dhe pushtetet vendore.

Sipas presidentit të FSHF-së janë nënshkruar kontratat me pushtetet lokale. Në projektet e FSHF-së për vitin 2009 është edhe ndërtimi i 12 fushave stërvitore me bar artificial, një projekt që shkon deri në 3.4 milionë

E Enjte, 04 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›