E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhan Todt, presidenti i ri i FIA-s

Zgjedhjet për numrin një të Federatës së Automobilizmit u zhvilluan sot në Paris. Ashtu siç ishte parashikuar në fillim, francezi ia doli të jetë zërë vendin e Maks Mozlit, i cili e mbante këtë post prej 16 vitesh.

Todt, ish drejtori teknik i Ferrarit, ka marrë 135 vota, dy më shumë nga sa kishte marrë Mozli në rizgjedhjen e tij të fundit. Ndërkohë që kundërshtari i francezit për kreun e FIA-s, finlandezi ari Vatanen ka arritur të marrë vetëm 49 vota (12 të tjera u shpallën të pavlefshme).

Todt, 64 vjeç, kurorëzon një karrierë të gjatë në sportin e makinave, e cila nisi rreth 20 vjet më parë në garat Rally me makinën Pezho. Hyrja në Formulën 1 daton në vitin 1993, kur mori drejtimin e Ferrarit. Misioni i tij ishte të risillte në Maranelo titullin që mungonte që prej vitit 1979.

Me Ros Braun si “trurin” e skuadrës dhe Mikael Shumakerin në pistë, “Kokëkuqja” u bë e pakapshme. Ferrari fitoi kampionatin e konstruktorëve prej vitit 1999 deri në 2004, ndërkohë që Shumi dominoi për pilotë që nga viti 2000 deri më 2004.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›