E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsenali “hedh sytë” nga Baloteli, gati 22 milion euro

Trajneri francez i Arsenalit ka mbetur i mahnitur nga paraqitja e 20-vjeçarit italian gjatë ndeshjes së javës së kaluar në kampionat kundër Xhenovas, të fituar nga zikaltrit 5-0. Në atë takim, Baloteli zhvilloi një lojë shumë të mirë si dhe shënoi golin e dytë.

Për të siguruar shërbimet e SuperMarios, klubi londinez është i gatshëm të derdhë në arkat e Interit 20 milion stërlina (22 milion euro). Por sulmuesi zikaltër nuk është i vetmi objektiv i Arsenalit.

Gregori van der Meil, 18-vjeçari i Ajaksit dhe mesfushori fantazist që luan tek Lila, Edin Hazard, mund të veshin fanellën e “Topçinjve” në fund të këtij sezoni. Por objektivi kryesor për Arsen Vengerin vazhdon të mbetet sulmuesi maroken i Bordosë, Çamak, që konsiderohet i pashitshëm nga klubi francez.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›