Liverpool i pafuqishëm

Kapiteni i Chelseas, John Terry, mendon se Liverpool është i varur shumë nga Steven Gerrard dhe Fernando Torres.
Të premten, kapiteni i Manchester United, Gary Neville, theksoi se Liverpool është ende në garë për titull, pavarësisht rezultateve të tyre të fundit. Por, kapiteni i Chelseas, John Terry, mendon ndryshe.
Ai dyshon në fuqinë e Liverpoolit. Ata vazhdimisht kanë problem, kur mungojnë Gerrard dhe Torres, tha Terry.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, është duke kaluar periudhën më të vështirë në karrierën e tij në Anfield, pas serisë prej katër humbjeve të njëpasnjëshme, në të gjitha garat.
Ekipi i Benitezit takohet me kampionin e Premierligës, Manchester United, të dielën, me çrast një humbje tjetër do ti dërgonte ata 10 pikë, prapa liderit aktual.
Nuk jam i sigurt nëse Liverpool mund të luftojë për titull. Ne kemi qenë me fat në Chelsea. Prej ardhjes së Roman Abramovichit, ne kemi pasur fuqi të madhe të grupit. Ky është dallimi me Liverpoolin, përfundoi Terry.