Cana prane Lazzios Nje tjeter shqiponje ne Olimpiko

Lorik Cana është vetëm një hap larg transferimit te Lazzio. Madje, sipas mediave italiane, klubi zikaltër ka arritur një marrëveshje me Gallatasarain dhe pritet vetëm zyrtarizimi i kalimit të futbollistit të kombëtares shqiptare në Seria A. Zërat për tranferimin e Canës te Lazzio i kanë rrënjët disa muaj më parë, ndërsa tani gjithçka duket e bërë.
Detajet e marrëveshjes mes dy klubeve janë të pakta, por sipas zërave të merkatos, Cana do të kalojë te Lazzio në formë huazimi me klauzolë që klubi Italian të blejë përefundimisht kartonin e futbollistit në fund të sezonit. 28-vjeçar kishte shfaqur dëshirën për t’u larguar nga skuadra turke, ndërsa një nga arsyet që ai ka zgjedhur Lazzion është Igli Tare.
Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, tani në rolin e drejtorit teknik te Lazzio ka bindur Canën të zgjedhë skuadrën zikalkër, ndërsa sipas mediave italiane tifozët e skuadrës që tani e pëlqejnë futbollistin shqiptar pasi e kanë studiuar pamjet e tij në you-tube. Në fakt, Cana ka një marrëdhënie të veçantë me tifozët e të gjitha skuadrave ku ka luajtur, kjo për autoritetin që ai tregon në fushën e lojës.
Duke nisur nga Paris SG dhe më pas te Olimpiku i Marsejës, ku u bë kapiteni i parë i huaj në historinë e skuadrës franceze, Cana mori epitetin “Luftëtari”. Me këtë emër u prezantua edhe në kampionatin anglez me Sandërlend ku mbajti sërish shiritin e kapitenit përpara se të transferohej te Gallatasarai në Turqi. Tani, e ardhmja e Lorik Canës projektohet te Lacio: “Një tjetër shqiponjë në “Olimpiko” siç do ta cilësonin mediat italiane tranferimin e futbollistit shqiptar në Seria A.
Nertan Prifti