E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vonohet lista e rimbursimit. orientohen farmacistet

 Vonesa e pajustifikuar e miratimit të listës së barnave të rimbursueshme për këtë vit, jo vetëm ka çorientuar farmacistët, por dhe vetë pacientët kronikë. Ky reagim vjen nga Urdhri i Farmacistit, pas shqetësimit të farmacistëve, të cilët deri tani, nuk kanë ndyshuar as çmimet të medikameneteve dhe pse nga marsi i këtij viti eshte vendosur dhe TVSH-ja për barnat. Presidenti i Urdhërit të Farmacistit, Arjan Jaupllari i kërkon këshillit të ministrave të miratojë sa me parë listën e re, por dhe të rishikojë vlerën e TVSH për barnat, pasi është tejet e larët.
“Këtë vit është vendosur TVSH-ja për barnat 10% dhe kjo ka shkaktuar një rritje të çmimit të të gjithë barnave me 10%. Ne kemi kërkuar shpesh që të ulet TVSH-ja e barnave, mundësisht të kalojë nga 10% në 1% apo 0%. Kjo do të ishte në të mirë të siguruarve tanë sepse Instituti I Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në vend që të paguajë TVSH-në e barnave do të paguante më shumë për konsumatorin” thotë Jaupllari.

Urdhri i farmacistit riporosit edhe farmacistët e rinj, të cilët po kryejnë praktikën pranë farmacive, që para se t’i drejtohen provimit të shtetit në fund të vitit 2011, të pajisen me lejen e ushtrimit të profesionit pranë këtij urdhri. Jaupllari u kërkon dhe pacientëvë të mos blejnë barna nga faramcistë, të cilët nuk kanë licensë.

Julia Bardhoshi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›