Cana rrëfen metodën “Gerets”: Humor dhe autoritet

Më 27 shtator të vitit të kaluar, Erik Gerets u emërua në krye të bankinës së Olimpikut të Marsejës. Atëherë pas shtatë javësh kampionat, Marseja isht në vendin e 17-të në Ligën e parë franceze. Shtatë muaj më pas, djemtë e Gerets ndodhen në vend të tretë në Ligën 1 dhe kanë të gjitha shanset për të qenë në kualifikueset e Ligës së Kampioneve, për të dytin sezon rresht. "Nëse trajneri belg do të ishte qysh në fillim të edicionit, pa dyshim që do të ishin në vend të dytë, pas Lionit", shkruan revista e njohur franceze "France Football", që i ka kushtuar një speciale "metodës Gerets", për rolin e së cilës i pari flet, kapiteni i Marsejës, Lorik Cana, që tregon edhe detaje dhe zbulon disa nga sekretet e trajnerit.
Në dhomat e zhveshjes të Marsejës, Erik Gerets nuk sillet as si shok, por as edhe si diktator me lojtarët. Është një miks, dicka midis të dyjave. Lorik Cana, kapiteni marsejez e përmbledh me një frazë: "Mund të qeshim me të, ka humor, por në të njëjtën kohë ai ka një autoritet të madh. Të gjithë kanë një respekt të jashtëzakonshëm për të". Jeta e grupit marsejez është në rregullat strikte të jetës së kolektivitetit. Gjatë kohës midis dy seancave të stërvitjes lojtarët hanë së bashku në restorantin e klubit, cka i bën më miqësor me njeri-tjetrin. Të gjithë lojtarët duhet të ndodhen në të njëjtën kohë në tavolinë dhe nuk mund të fillojnë të hanë përpara se Gerets, apo kapiteni Lorik Cana, t'u urojë "oreks të mirë". "Të gjithë e pranojnë këtë me lehtësi", - thotë Cana. "Gerets është legjitim. Është një trajneri i mirënjohur europian, por edhe atij botëror. Gjatë shumë viteve ai ka marrë eksperiencë në kampionate të ndryshme. Është një fituees, por edhe ne e respektojmë për atë që na kërkon".