E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalja e Kupës se Shqiperise ne Elbasan

Finalja e Kupës mes Tiranës dhe Vllaznisë do të luhet më 7 maj në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit. Lajmin e ka konfirmuar përgjegjësi i sektorit të garave në FSHF, Ilir Shulku, i cili ka thënë se do ky takim do të luhet në Elbasan. "Ndeshja do të luhet në Elbasan. Takimi do të fillojë në orën 16.00 dhe do të gjykohet nga arbitra të huaj", ka thënë Shulku. Padyshim që stadiumi dhe ambienti i Elbasanit nuk bën pjesë ndër të preferuarit e bardhebluve, të cilët asnjëherë nuk kanë pasur marrëdhënie të mira jo vetëm në aspektin e skuadrave, por edhe mes tifozerive. Në këtë stadium Tirana do ndihej thuajse si në fushën e Vllaznisë, për shkak se tifozeria vendase mund t'i përgatisë dnonjë surprizë të hidhur kampionëve në fuqi. Pritet kontestimi nga ana e Tiranës, por Shulku ka thënë prerazi se takimi do të luhet aty. "Të dyja ekipet kanë shfaqur pakënaqësi, por ne kemi marrë një vendim i cili do të zyrtarizohet shumë shpejt", ka thënë Shulku.
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës do të gjykohet nga sllovaku Lubos Mishel. Këtë e ka konfirmuar përgjegjësi i sektorit të garave, Ilir Shulku. "Kemi arritur një akord me Federatën sllovake", ka thënë Shulku. Lubos Mishel u rendit i treti në listën e gjyqtarëve më të mirë evropianë për vitin 2007, ndërkohë që ai renditet i pesti në Evropë për kartonët që jep në një ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›