E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roald Halimi, kampion në Itali në minifutboll

Ndërsa Tirana e drejtuar nga Agustin Kola fitoi për herë të tretë kampionatin e minifutbollit në Shqipëri, në Itali të paktën kemi një kampion shqiptar në futbollin në sallë. Alter Ego Luparense ku militon edhe durrsaku Roald Halimi u shpall për të tretin vit kampion rresht dhe për herë të nëntë në historinë e saj.
Luparense grumbulloi 65 pikë, ndërkohë që Icobit Montesilvano e vendit të e dytë 59 pikë. Alter Ego Luparense, një skuadër e qytetit të vogël San Martini di Lupari në rajonin e Padovas, konsiderohet si një prej klubeve më të rëndësishme të futbollit në sallë në Itali.
Durrsaku Roald Halimi (19 vjec) luan në pozicionin e anësorit dhe konsiderohet si një futbollist i talentuar dhe një nga të preferuarit e trajnerit spanjoll Hezus Velaskez. Gjatë edicionit 2007-2008, Halimi fitoi Superkupën e Italisë, Kupën e Italisë dhe kampionatin italian.
Skeda
Roald Halimi
Vendlindja: Durrës, Shqipëri
Datëlindja: 01.07.1998
Skuadra: Luparense, Itali
Roli: Anësor

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›