![]()
![]()
- Marseja e Lorik Canës është duke zhvilluar një fudnsezoni të jashtëzakonshëm. Vendi i dytë në të cilin ndodhen pas 36-javësh do të thotë pjesëmarrje në Ligën e Kampioneve. Falë fitores kundër Nansi (2-1), por dhe falë humbjeve të Lensit kundër Lionit (3-0) dhe Bordosë kundër Nantës (1-0). Marseja ka grumbulluar 58 pikë, dy më shumë se Lens i vendit të tretë (56) dhe po kaq nga vendi i katër që mbahet nga Bordo (56).
Marseja i ka të gjitha shanset për të bërë një paraqitje të bukur në kompeticionin më të madh të klubeve, kur para pesë javësh Cana me shokë ndodhej në vendin e tetë. Loriku është shndërruar imazhin e fubollistit, i cili nuk tërhiqet kurrë, duke u kthyer në heroin e Marsejës dhe në idhullin e tifozerisë. Loriku është vlerësuar me notën 5.5 (e mirë). "Shqiptari zhvilloi një ndeshje të mirë me paraqitjen dhe dëshirën e mirë, duke i dhënë Marsejës një dominim shumë të gjerë në posedimin e topit", shkruan lephoceen.fr. Në repartin ofensiv, Marseja është e fortë, shumë e fortë: sulmi më i mirë në ndeshjet shtëpiake me 34 gola. "Riberi, Nasri, Niang, Pazhi dhe vete Cana, janë shndërruar në vrasës të portave kundërshtare", shkruan siti francez football.fr. Marseja lufton në dy kampe njëherësh: synon fitoren e Kupës së Francës përballë Soshosë (luhet të shtunën në Paris, ora 20:50) dhe një vend kualifikimi në Ligën e Kampioneve. Tifozeria marsejeze në një sondazh të organizuar pret një fitore me rezultat të ngushtë (69.6%) dhe vetëm 1.7% pret një fitore të Soshosë.
O.M. - Nancy: 2-1 (77' Niang, 80' Puygrenier, 81' Cissè)