Cana, tani shfaqet si top-model në Paris
PARIS- Lorik Cana gjithnjë e më shumë është pjesë e botës së spektaklit në Francë. Këtë herë, mesfushori i kombëtares shqiptare është shfaqur në rolin e një top-modeli në faqen e parë të revistës franceze "Surface". Ajo publikohet nga ish-portieri i Paris Sent Zhermen, Zherom Alonso dhe numrin e parë e ka publikuar më 30 tetor. Në këtë numër ishin edhe fotot speciale të Lorikut, i cili vetëm pak javë më parë u zgjodh si futbollisti më seksi në Francë. Cana i ka fillimet e tij pikërisht me Parisin.
(a.l/BalkanWeb)