Cana zëvendësues në fitore

Stamboll, 31 gusht - Mesfushori kosovar Lorik Cana u inkuadrua në pjesëlojën e dytë te skuadra e Galatasarayt që shënoi fitore në udhëtim kundër Eskisehirsporit me shirat 3:1. Ndeshja u zhvillua të dielën mbrëma dhe i takoi javës së tretë të Superligës turke. Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Cana në këtë ndeshje zëvendësoi mesfushorin Barish Ozbek në minutën e 63-të. Për Galatasarayn kjo ishte fitorja e parë pas humbjeve nga Sivasspori dhe Bursaspori.