Behrami sot mund të firmosë me Romën

Romë, 31 gusht - Mesfushori kosovar Valon Behrami pritet që sot të zyrtarizohet si përforcimi më i ri i skuadrës së Romës. Kështu kanë shkruar të hënën mediumet italiane. Mediumet kanë bërë të ditur se Behrami 25-vjeçar ka udhëtuar në Itali për të zyrtarizuar marrëveshjen me Romën. Thuhet se Roma do t'i paguajë West Ham Unitedit një dëmshpërblim prej gjashtë milionë eurosh. Për Behramin që me klubin londinez ka kontratë deri në vitin 2013 interesim patën treguar edhe Palermo, Fiorentina, Juventus dhe Liverpool.