E Diel, 1 Nëntor 2026

Canaj Gjyqtaret po na gjymtojne shpresoj te mos na vjedhin me

Kastrioti-Shkumbini Trajneri i peqinasve shfaq edhe nje here ankesen e tij per gjykimin

Sot Shkumbini do te kete nje tjeter ndeshje ne transferte. Jane dy humbje te njepasnjeshme dhe kerkohet reagimi pavaresisht se luhet serish jashte. Por per trajnerin Canaj ndeshja e fundit i eshte vjedhur ekipit peqinas pasi sipas tij ekipi beri gjithcka mire por kur nuk te lene te luash dhe te anulohen gola nuk ke se cfare ben. Trajneri Canaj ka besim se ekipi do te reagoje serish ne transferte por kerkon qe cdo gje te kerkohet ne menyre logjike dhe pa tension. Per me shume ja se cfare thote trajneri i Shkumbinit Agim Canaj Une nuk do ta quaja humbje ndeshjen e fundit ne Ballsh sepse per mua ishte nje vjedhje e hapur. Nuk dua ti kthehem me atij takimi por ne jemi te indinjuar edhe per vendimet ku FSHF-ja reagoi me te drejte nga vendimet per Disiplinen. Shpresoj qe kjo te mos ndodhe me ne ndeshjen e radhes dhe ne ndeshjet qe pasojne sepse eshte dicka qe e komprometon jo vetem ecurine tone por gjithe kampionatin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›