E Shtunë, 31 Tetor 2026

Canale 5: Cili eshte vrasesi i demonstruesit?

Televizioni italian, Canale 5, ne edicionin informativ te mesdites se djeshme, ka transmetuar serish pamjet e vrasjes se nje prej demonstruesve te 21 janarit, duke dhene nje tjeter version te ngjarjes.
Behet fjale per nje tjeter te dyshuar. Me poshte vijon kronika e plote.
A ju kujtohet njeriu qe u vra pikerisht ne kete vend? Shikoni me kujdes ne keto pamje njeriun qe gjendet afer tij. Kete thinjoshin. Mjafton ta shohesh ne nje kendveshtrim tjeter dhe kuptohet qe ben nje levizje me dore. Burri rrezohet dhe ai pa reaguar fare largohet qetesisht. Ketu ndodh nje shkembim. Nje kalim dore me dore i dickaje ne menyre te fshehte, ndoshta i nje pistolete, arma qe mund te kete qelluar dhe ky djale qe e merr dhe iken duke vrapuar. Keto pamje kane tronditur te gjithe opinionin publik dhe ekuilibrin e brishte te politikes shqiptare dhe alarmuar gjithnje e me shume te gjithe Europen. Militante te armatosur, police civile, njerez te infiltruar mes turmes sic eshte edhe ky qe po shihni ne keto pamje qe ka nje arme ne pjesen e pasme te pantallonave qe futet mes protestuesve. Pamje te tjera tregojne garden e republikes duke qelluar jo vetem ne ajer. Por kryeministri i vendit Sali Berisha vazhdon te mbroje ushtaret:
Sali Berisha: Ishte nje grusht shteti i organizuar dhe i udhehequr nga lideri i opozites. Per pese ore ne 21 janar, zyra e kryeministrise u rrethua nga bandite, kriminelet, trafikantet dhe te droguarit te udhehequr nga godina perballe kryeministrise direkt nga zoti Edi Rama".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›